I arrestuari për vjedhjen e 2 milionë eurove përkrahu PDK'në nëpër zgjedhje - Gazeta Express
string(74) "i-arrestuari-per-vjedhjen-e-2-milione-eurove-perkrahu-pdkne-neper-zgjedhje"

Gazeta Express

21/10/2020 21:10

I arrestuari për vjedhjen e 2 milionë eurove përkrahu PDK’në nëpër zgjedhje

Gazeta Express

21/10/2020 21:10

PDK e LDK po e akuzojnë njëra-tjetrën se cilës i takon Labinot Gruda, zyrtari i arrestuar nën dyshimet për vjedhjen e 2 milionë eurove. Megjithatë, ai në zgjedhjet e fundit dhe më herët ka përkrahur PDK’në. Këtë e dëshmon aktiviteti i tij në rrjete sociale.

Komunikata e PDK’së, e lëshuar sot, thoshte se Labinot Gruda është pjesë e LDK’së. “Qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë”.

Lexo Edhe:

Në një nga postimet, Gruda shfaq edhe listën me 5 emrat e tij të preferuar të kandidateve të PDK’së për deputetë në zgjedhjet e vitit 2017 kur partia e Veselit kishte garuar si pjesë e koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, të njohur si PAN.

Siç shihet në fotografi, mbështetja e Grudes për PDK’në nuk ka munguar as në zgjedhjet e fundit. E ai është treguar i gëzuar shumë kur ish-kryetari i partisë Hashim Thaçi ishte bërë President i vendit.

Labinot Gruda është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Sot u raportua se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ishte liruar nga detyra për arsye te tij personale.

2 milionë eurot e Thesarit u transferuan në llogari të një biznesi ndërtimi, – pronarët e së cilës ndodhen në arrati për të njëjtin rast.

Gruda ka qenë një kohë si drejtor në Komunën e Drenasit që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci i PDK’së.