I akuzuari për zhvatje sillet në Prokurori, merret në pyetje nga Ruskoska


Gazeta Express
23 Shtator 2019 13:06

Bojan Jovanovski apo i njohur si “Boki 13”, sot u dërgua nga Burgu i Shutkës deri në Prokurorinë për krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku duhet që të japë deklaratë për rastin “Reket”.

Kjo do të jetë përballja e parë e Jovanovskit me prokuroren  Villma Ruskoska, pasi që ditën e arrestimit ai është dërguar vetën në gjykatësin e procedurës paraprake dhe prej atje direkt në paraburgim, shkruan Portalb, përcjell Express.

Jovanovski është i dyshuari i parë për rastin “Reket”. Nesër pritet që para Ruskoskës për herë të dytë japë deklaratë e dyshuara e tretë, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart