Hyunday do t’i investojë 35 miliardë dollarë në vetura elektrike dhe autonome


load
Gazeta Express
16 Tetor 2019 11:21

Prodhuesi korean i veturave, Hyundai, ka plane serioze për zhvillimin e modeleve elektrike dhe veturave pa shofer, duke premtuar investim prej 35 miliardë dollarësh në këtë sektor.

Kompania më e madhe e veturave në Korenë Jugore dhe një ndër kompanitë më të njohura në Azi dhe në botë njoftoi të martën se ka planifikuar t’i investojë 35 miliardë dollar në teknologjinë e veturave të së ardhmes deri në vitin 2025.

Ky premtim e vë prodhuesin në mesin e konkurrentëve kryesorë në industrinë e veturave. Prodhuesi gjerman, Volkswagen, ka premtuar se do t’i investojë 30 miliardë dollarë në pesë vjetët e ardhshëm për prodhimin e veturave elektrike.

Sipas këtij njoftimi, kompania do t’i hedhë në shitje 23 modele të veturave elektrike deri në vitin 2025, shifër që paraqet gati gjysmën e modeleve të zakonshme.

Planet e prodhuesit do të përkrahen edhe nga qeveria e Koresë Jugore, e cila do t’i ndajë 1.9 miliard dollarë për teknologjinë inovative të veturave.

Presidenti i këtij vendi, Moon Jae-in, tha se Koreja Jugore do të jetë vendi i parë në botë që do ta komercializojë vozitjen autonome, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart