Hysenagolli: Liga Unike, ide e shkëlqyer, do ta rritë basketbollin shqiptar - Gazeta Express
string(72) "hysenagolli-liga-unike-ide-e-shkelqyer-do-ta-rrite-basketbollin-shqiptar"

Hysenagolli: Liga Unike, ide e shkëlqyer, do ta rritë basketbollin shqiptar

Gazeta Express

01/10/2020 14:08

Endrit Hysenagolli është njëri nga basketbollistët që ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri.

Lexo Edhe:

Ai e mirëpret krijimin e Ligës Unike dhe e sheh si shumë pozitive për basketbollin mabrëshqiptar.

Hysenagolli ka luajtur për Bashkimin dhe Pejën në Kosovë, Partizanin, Tiranën, Teutën, kurse tani është anëtar i Goga Basket në Shqipëri.

Qendra e Kombëtares shqiptare në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së ka folur për krijimin e Ligës Unike.

“Krijimi i Ligës Unike për mendimin tim është një ide e shkëlqyer, si në aspektin e rritjes së nivelit të basketbollit shqiptar, po ashtu edhe në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mendoj që është një mundësi e artë edhe për lojtarët e rinj si në Shqipëri, po ashtu në Kosovë, duke fituar përvojë nga kjo ligë, duke e ditur se, skuadrat do të jenë më të forta”, është shprehur Hysenagolli.

Ai beson se do të rritet interesimi në të dy vendet.

“Besoj se edhe interesimi do të jetë i madh, si në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Do të ishte një gjë shumë e bukur të luhej me tifozë me sallat plotë, duke ditur që Kosova i ka sallat e zjarrta, po besoj se, edhe këtu (Shqipëri) do të ketë interesim të madh dhe palestrat do të mbushen”, ka thënë Endrit Hysenagolli. /Gazeta Express/