Hysaj pozitiv me COVID-19, humbet finalen me Bjellorusinë - Gazeta Express
string(56) "hysaj-pozitiv-me-covid-19-humbet-finalen-me-bjellorusine"

Gazeta Express

17/11/2020 23:20

Hysaj pozitiv me COVID-19, humbet finalen me Bjellorusinë

Gazeta Express

17/11/2020 23:20

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Lexo Edhe:

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë.

Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Ndeshja që do të vendosë fatin e grupit, zhvillohet nesër.

Shqipërisë i duhet vetëm fitorja, ndërsa Bjellorusisë përpos fitores i mjafton edhe barazimi.