Hyrja është e ndaluar, ky është qyteti më sekret i botës


Gazeta Express
22 Korrik 2019 8:34

Ozersk që prej katastrofës bërthamore të Çernobilit njihet si qyteti fantazmë.

Por ky nuk ishte qyteti i vetëm i Bashkimit Sovjetik, ku ndodhën aksidente bërthamore. Qeveria sovjetike i ka mbajtur të fshehta dhe lajmet për incidente të tilla nuk raportoheshin, megjithëse kishte shumë.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe në një qytet që njihet si City-40. Ky qytet ishte kompleksi i parë i prodhimit të plutoniumit sovjetik.

Madje deri në vitet 1990 ky qytet nuk shfaqej as në hartë dhe nuk kishte asnjë shenjë se ai mund të kishte ekzistuar.

Qyteti është nën izolim të plotë dhe nuk është e mundur të shkosh atje, por banorët nuk janë entuziastë për të lënë vendin e tyre.

Vetëm në vitin 2001, qeveria ruse njohu ekzistencën e 42 qyteteve që ishin të izoluara, por mendohet se janë akoma dhe 15 të tjerë.

Por cila është tragjedia e City-40?

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të paraburgosurit filluan ndërtimin e qytetit të fshehtë City-40. Pati shumë njerëz që shkuan të jetonin në këtë qytet, pasi u ofruan kushte dhe standard i lartë jetese.

Por për shkak të aksidente të shumta në centralin bërthamor u kontaminua i gjithi si qytet. Gjithçka u mbajt e fshehtë dhe askush prej banorëve nuk ishte në dijeni se qyteti i tyre ishte i kontaminuar. Pjesa më e madhe e banorëve ndihen mirë që jetojnë aty dhe se kanë problem.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart