Hykmete Bajrami komenton deklaratat e Donika Gërvallës për Gjykatën Speciale - Gazeta Express

Hykmete Bajrami komenton deklaratat e Donika Gërvallës për Gjykatën Speciale

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 23:49

Ish-ministrja i Financave, Hykmete Bajrami, ka folur lidhur me deklaratat e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, për Gjykatën Speciale dhe ndaj krerëve të UÇK-së.

Deputetja e LDK-së tha se ky subjekt politik nuk ka ndonjë qëndrim lidhur me këtë çështje.

“Nuk është që kemi ndonjë qëndrim. Unë personalisht nuk mundem me gjyku një person për deklaratat e para disa viteve. Shpesh herë intervistat mund të nxirren nga konteksti.

Kurse, sa i përket punës së bërë deri më tanë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë në përgjithësi, Bajrami tha se ata duhet të punojnë natë e ditë, pasi sipas saj, kanë marrë besimin e qytetarëve.

“Ne presim që jo vetëm ajo, por të gjithë ministrat të bëjnë një punë të mirë, kanë marrë besimin e qytetarëve, duhet të punojnë natë e ditë dhe t’i mbushin premtimet, dhe mos t’i bëjnë gjërat që i kanë kritikuar 15 vite”, u shpreh Bajrami.

Ndërsa, votimin e Vjosa Osmanit presidente nga ana e LDK-së, Bajrami e cilëson si vendim të duhur.

“Votimi i Vjosa Osmanit ka qenë qëndrim i duhur”, tha ajo në Kanal10.