“Hyjnesha në Fron” i dhurohet Haxhi Krasniqit nga Përparim Rama - Gazeta Express
string(61) "hyjnesha-ne-fron-i-dhurohet-haxhi-krasniqit-nga-perparim-rama"

“Hyjnesha në Fron” i dhurohet Haxhi Krasniqit nga Përparim Rama

Sport

Gazeta Express

13/03/2023 16:30

Haxhi Krasniqi është pritur këtë të hënë në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

I pari i kryeqytetit i dhuroi boksierit nga Kosova “Hyjneshën në Fron”, simbolin e vërtetë të qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu siç e vlerësoi edhe Krasniqin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rama e falënderoi “Robinin” për siç tha ai, që e ka vënë vendin tonë në hartat botërore.

Postimi i plotë nga Rama:

“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm.

Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja

Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!

Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”. /Gazeta Express/