Hungaria shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë - Gazeta Express
string(63) "hungaria-shenon-rekord-te-viktimave-te-koronavirusit-per-24-ore"

Hungaria shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 11:25

Gjatë 24 orëve të kaluara, Hungaria regjistroi 189  të vdeku nga koronavirusi, që është shifra më e lartë nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin e Evropës Qendrore shkoi në 5.5133 ose 571 të vdekur për një milion banorë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 6.212 raste të reja infeksionesh dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në mbi 238 mijë persona.

Deri të enjten, Hungaria e pati shkallën e katërt më të lartë të vdekshmërisë nga koronavirusi në Bashkimin Evropian në periudhën dyjavore, duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve.

Qeveria hungareze para tri jave vendosi masa të izolimit të pjesshëm për ta ngadalësuar përhapjen e virusit, përfshirë orën policore nga ora 20 dhe mbylljen e shkollave të mesme.

Kryeministri kontrovers i këtij shteti, Viktor Orban, ka thënë se qeveria e tij do të publikojë rregulla të veçanta për Krishtlindje të hënën.