Hungaria e Ukraina përplasen ashpër për gazin rus - Gazeta Express
string(49) "hungaria-e-ukraina-perplasen-ashper-per-gazin-rus"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 11:12

Hungaria e Ukraina përplasen ashpër për gazin rus

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 11:12

Ministria e Jashtme e Hungarisë të martën e thirri në raportim ambasadorin e Ukrainës në Budapest për atë që kryediplomati hungarez e quajti përpjekje të Ukrainës për ta bllokuar marrëveshjen me Rusinë për furnizim afatgjatë me gaz, të nënshkruar të hënën.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha përmes një deklarate se sjellja e Ukrainës përbën shkelje të sovranitetit të Hungarisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hungaria e akuzoi Ukrainën për ndërhyrje në çështjet e saj të brendshme të hënën, pasi Kievi e kritikoi për nënshkrimin e marrëveshjes së re 15-vjeçare për furnizim me gaz nga gjiganti rus, “Gazprom”.

“E cilësojmë shkelje të sovranitetit tonë që Ukraina dëshiron të bllokojë një furnizim të siguruar me gaz për Hungarinë”, thuhet në deklaratën e kryediplomatit hungarez.

Ukraina, e cila pritet të humb të holla nga pagesat për kalimin e gazit nëpër territorin e saj, lëshoi një deklaratë të hënën duke thënë se marrëveshja mes Rusisë e Hungarisë është vendim i pastër politik dhe i paarsyeshëm ekonomikisht dhe është i dëmshëm për marrëdhëniet Ukrainë – Hungari.

Ukraina gjithashtu tha se do të kërkojë nga Komisioni Evropian që të vlerësojë nëse marrëveshja Hungari – Rusi e respekton ligjin evropian për energji. Ministri hungarez tha se është i zemëruar nga kjo deklaratë.

Ndryshe, raportet e Hungarisë me Ukrainën janë dëmtuar vjetëve të fundit edhe për shkak të një mosmarrëveshjeje për të drejtat gjuhësore të rreth 150.000 hungarezëve, të cilët jetojnë në rajonin perëndimor ukrainas, Transcarpatia./Gazeta Express