Hummels thotë se Dortmundi duhet të zgjohet: Jemi shumë të qetë në fushë - Gazeta Express
string(71) "hummels-thote-se-dortmundi-duhet-te-zgjohet-jemi-shume-te-qete-ne-fushe"

Hummels thotë se Dortmundi duhet të zgjohet: Jemi shumë të qetë në fushë

Gazeta Express

10/12/2019 10:28

Mats Hummels beson se bashkëlojtarët e tij në Borussia Dortmund nganjëherë janë më të qetë sesa që duhet në fushën e lojës dhe se ata duhet të “zgjohen” në mënyrë që të luajnë mirë në ndeshje.

Dortmundi është për momentin në pozitën e tretë në tabelës së La Ligas, pesë pikë prapa liderit Borussia Monchengladbachut, pasi që këtë sezon ka pasur vështirësi ta mbajë formën e mirë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një ecuri prej dy fitoreve në tetë ndeshje të ligës gjatë vjeshtës, përfshirë këtu barazimin me rezultat 3:3 në shtëpi kundër klubit të radhitur të fundit në ligë Poaderborn, kanë bërë që trajneri Lucien Favre të jenë nën presion të madh në postin e tij.

Megjithatë, këtë presion e kanë lehtësuar fitoret radhazi kundër Hertha Berlinit dhe Fortuna Dusseldorfit. Por, Hummels beson se ka ende vend për përmirësime.

“Ne vetëm duhet t’i shikojmë paraqitjet tona dhe e vërejmë se ato kanë qenë shumë të ndryshme këtë sezon, Por, asgjë s’është e humbur ende. Kur ta gjejmë formën, ne mund të shkojmë shpejt aty ku duam”, tha Hummels.

“Një pjesë e jona nganjëherë ka nevojë të zgjohet gjatë ndeshjeve. Fitorja 4:0 kundër Leverkusenit në shtator duket bindëse, për në fakt ne patëm probleme të mëdha në 20 minutat e parë”.

“Është një problem në skuadrën që nganjëherë jemi shumë të qetë dhe për këtë arsye është e rëndësishme që liderët ta drejtojnë skuadrën”. /Gazeta Express/