Humbni lejet e drejtimit, ja si do t’i rinovoni pas 16 shtatorit


Gazeta Express
25 Gusht 2019 11:02

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sjellë edhe një tjetër risi, duke filluar nga data 16 shtator, përsa i përket rinovimit apo humbjes së patentave.

Përveç rinovimit, qytetari do të gëzojë tani edhe të drejtën për të marrë dublikat në kushte, tarifa e praktikaë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin! Ky lloj shërbimi ofron një tjetër lehtësi për qytetarët, pasi, jo vetëm do të aplikojnë më thjesht, duke depozituar një herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat, por duke mundësuar gjithashtu edhe tërheqjen nga të afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantët, apo cilindo që ka plane për të udhëtuar.

Edhe nëse qytetari zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri një herë), për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Ndërsa, kush dorëzon kartonin e dëmtuar dhe kërkon ta rinovojë, e merr direkt atë për 30 minuta.

Te fundit


Kthehu lart