Humbni deri në 10 kg për 1 javë: Dieta nga një kardiolog i mirënjohur


Gazeta Express
20 Gusht 2019 11:55

Planet më efektive të dietës shpesh krijohen nga ekspertët dhe dietistët. Ata janë profesionistët më të mirë për këtë çështje, kështu dietat e tyre mund t’ju ndihmojnë për të hequr qafe yndyrën e tepërt shumë më shpejt.

Gjëja më e rëndësishme për kete plan është se ajo u krijua nga një nga kardiologët më të mirë në botë. Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se kardiologu është një mjek me aftësi të veçanta që parandalon dhe trajton sëmundjet e enëve të gjakut dhe zemrës.

Ky regjim diete është provuar nga shumë gra dhe burra. Për të qenë i sinqertë me ju, të gjithë u habitën nga rezultatet.

Shtimi ne peshe është një nga problemet më të zakonshme për njerëzit në SHBA. Ajo lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të shumta të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, lloje të caktuara të kancerit dhe diabetit.

Shumë njerëz qe jane mbipeshe luftojnë për vite me radhë për të hequr qafe kilet shtesë. Pa zvogëlimin e kalorive, humbja e peshës është praktikisht e pamundur. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni të uritur gjatë gjithë kohës dhe të mos konsumoni sasi të mjaftueshme të ushqyesve thelbësorë.

Është shumë e rëndësishme që të konsumoni të njëjtin mëngjes për tërë regjimin e dietës. Ju duhet të merrni vetëm një frut të freskët për mëngjes si shalqi, dardhe, pjeshkë dhe portokall.

Shënim: Mos konsumoni rrush ose banane.

Dita e pare

Dreka: 200 ml kos, 1 vezë të zier dhe 1 portokall.

Darka: 2 copa buke te thekur te vogla, një kastravec, 2 vezë te ziera, 2 domate të gatuara ose 2 domate të freskëta

Dita e Dytë

Dreka: një filxhan kos, 1 vezë e zier, 1 portokall.

Darka: një filxhan çaj ose kafe (pa sheqer)

Dita e trete

Dreka: 1 marule ose kastravec, një filxhan kos, një portokall, 1 vezë të zier

Darka: një filxhan çaj ose kafe (pa sheqer)

Dita e 4-të

Dreka: 1 fete e vogel buke te thekur, 1 domate, 125 g djathë qumështi

Darka: mollë, 2 domate, 125 g mish viçi të zier

Dita e 5-të

Dreka: nje cope e thekur buke, domate, 200 g peshk ose mish të zier

Darka: 500 g patate të ziera, bizele ose karrota

Mos harroni të gatuani mishin dhe perimet pa kripë (ose vetëm një majë). Bëni një pushim në ditën e 6 dhe 7 dhe pastaj vazhdoni përsëri në ditën e 8-të.

Rezultatet e para do të jenë të dukshme në vetëm 5 ditë.

Te fundit


Kthehu lart