Humbje e madhe për poezinë Shqipe, ndahet nga jeta Faslli Haliti - Gazeta Express
string(63) "humbje-e-madhe-per-poezine-shqipe-ndahet-nga-jeta-faslli-haliti"

Humbje e madhe për poezinë Shqipe, ndahet nga jeta Faslli Haliti

Gazeta Express

16/10/2020 16:07

Ndahet nga jeta Faslli Haliti, shkrimtari, poeti, shqipëruesi, një nga zërat e rëndësishëm të historisë sonë letrare ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë

Faslli Haliti, poeti, shqipëruesi, një nga zërat e rëndësishëm të historisë sonë letrare u shua sot në moshën 85 vjeçare. Ikja e tij është një humbje për poezinë shqipe. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, u shpreh ngushëllimet e thella familjarëve!

??

Faslli Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.

Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH.

Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.

Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.