Humbja e Gjergj Xhuvanit, Meta mesazh ngushëllimi: I përjetshëm kujtimi i Tij!


Gazeta Express
14 Gusht 2019 16:11

Presidenti Ilir Meta i ka përcjellë një mesazh ngushëllimi familjarëve të Gjergj Xhuvanit me ndarjen nga jeta sot të regjisorit të njohur shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetin social, Meta shkruan se u hidhërua kur mësoi lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjergj Xhuvanit, një artisti që i ka dhënë një trashëgimi të pasur artistike skenës shqiptare.

Mesazhi i Metës:

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!
Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!
Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!

Te fundit


Kthehu lart