Humbi të gjithë familjen nga tërmeti, Rama takon të mbijetuarin e familjes Çupi: Më e keqja kaloi - Gazeta Express
string(95) "humbi-te-gjithe-familjen-nga-termeti-rama-takon-te-mbijetuarin-e-familjes-cupi-me-e-keqja-kaloi"

Humbi të gjithë familjen nga tërmeti, Rama takon të mbijetuarin e familjes Çupi: Më e keqja kaloi

Gazeta Express

13/12/2019 20:36

Aleks Çupi është i vetmi i mbijetuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, pasi tre pjesëtarët e familjes së tij, babai, nëna dhe vëllai humbën jetën nën rrënoja.

31-vjeçari kishte ardhur nga Greqia për të zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë, por gëzimi i tij u kthye në tragjedi pasi pallati 6-katësh ku jetonte prej vitesh familja u shemb.

Lexo Edhe:

Pasi qëndroi për disa ditë në spital, Aleksi sot është më mirë dhe është transferuar në banesën e tij të re në Kamzës, ku është vizituar dhe nga kryeministri Edi Rama.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama i shprehu ngushëllime për humbjen e njerëzve të dashur Aleksit, ndërsa u njoh nga afër me gjendjen e tij shëndetësore.

Gjatë bashkëbisedimit me Aleksin dhe familjarët e tij, Rama tha se njeriu do të jepte çdo gjë të kishte pranë familjarët e tij, ndërsa shtoi se; njerëzit harrojnë dhimbjen se ndryshe nuk do te ecte dot perpara.

BISEDA ME ALEKSIN

Rama: Ngushëllime për humbjet. Më e keqja kaloi??

Aleksi: Po, po kaloi.

Rama: Ku e ke shqetësimin?

Aleksi: Vetëm të këmba

Rama: Hajde ulu këto (i thotë një gruaje). Apo ke frikë nga unë?

Aleksi: Dhimbjen duhet ta kthejmë në forcë.

Rama: Shtëpia më duket e mirë

Aleksi: Po shumë mirë

Rama: Ta gëzoni dhe të keni vetëm momente të mira.

Ndërhyjnë familjarët: Ajo është e fejuara

Rama: E pash, e pash.

Rama: Faleminderit për fjalët e mira. Ne këto punë kemi. Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot. Ajo çka mund të bësh është që të qash hallin që mund të qahet, se tjetër s’ke ça bën. Unë thash; brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat do të ishin në banesa. Do të çoj dhe atë Kristiano Ronaldon në shkollë, dhe jeta vazhdon. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Ata që humbën shtëpinë…e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen. Kur përballesh me humbjen e njeriut thua; “ore i kam fal të gjitha. I fal të gjitha vetëm që mos të më ikë njeriu që kam”. Mirëpo njerëzit harrojnë, kështu është bërë kjo jetë.

Nusja e shtëpisë qeras Ramën me karamele

Rama: Faleminderit nuses së shtëpisë, nuk ia prishim.

Rama: Sa kohë keni që jeni njohur?

Aleksi: 6 vite

Rama: E paske menduar gjatë

Rama i drejtohet nuses së Aleksit: Jeni punonjëse policie?

E fejuara e Aleksit: Po, tek komisariat nr,6

Rama: Ishit bashkë kur ra tërmeti?

E fejuara e Aleksit: Jo nuk ishim

Rama: Nga jeni me origjinë?

Xhaxhai i Aleksit: Nga Mati

Rama: Nëna ime e nënta. Se gjyshi bënte djem. Ai donte goca. Kthehej me materniteti me çun, “vazhdojmë” thoshte. 9 për 14 vite.

Kujtojmë se Hajredini 67 vjeç, Lutfija 59 vjeçe dhe Kelment Cupi, 35 vjeç, humbën jetën nga tërmeti i 26 Nëntorit. Të ardhur pas viteve ‘90 nga Burreli në Thumanë për një jetë më të mirë, familja Çupi jetonte në katin e tretë të këtij pallati tashmë të shpërbërë.