Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas, humb jetën 29 vjeçari shqiptar - Gazeta Express
string(71) "humbi-kontrollin-e-makines-dhe-u-perplas-humb-jeten-29-vjecari-shqiptar"

Gazeta Express

01/04/2020 20:23

Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas, humb jetën 29 vjeçari shqiptar

Gazeta Express

01/04/2020 20:23

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Tiranë këtë të mërkurë, me pasojë vdekjen e një të riut.

Policia njofton se shtetasi me Oliger Uka ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me mbrojtësen anësore të rrugës. Pavarësisht se është transportuar në spital, pas disa orëve i riu ka ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.