Humbi kontaktet me familjen më 19 janar, zbulohet vdekja tragjike e shqiptarit - Gazeta Express
string(77) "humbi-kontaktet-me-familjen-me-19-janar-zbulohet-vdekja-tragjike-e-shqiptarit"

Gazeta Express

28/01/2020 12:00

Humbi kontaktet me familjen më 19 janar, zbulohet vdekja tragjike e shqiptarit

Gazeta Express

28/01/2020 12:00

Një ditë më parë policia italiane kërkoi ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një shqiptari që kishte humbur që prej datës 19 janar.

Viktor Qosja, 58 vjeç u nis me tren nga Pescia , në provincën e Pistoia, për tek vëllai i tij në Viareggio.

Lexo Edhe:

Por sot mediat italiane zbulojnë fatin tragjik të shqiptarit.

Gabimisht, ai zbriti në stacionin e bashkisë Pistoia: por kur e kuptoi gabimin, ai u ngjit në tren i cili ishte tashmë në lëvizje.

Duke u varur tek dera ai arriti të qëndrojë aty për rreth një kilometër, derisa forcat e mposhtën atë.

Siç raportoi Il Tirreno, trupi i pajetë i 58-vjeçarit u zbulua vetëm pas tetë ditësh, në orën 4 pasdite të hënën, në Castellare.

Trupi u transportua në morgun e Pistoia, për tu ekzaminuar dhe për të zbuluar shkaqet e vdekjes.