Humbi jetën në aksident për shkak të shpejtësisë, del foto e shoferes 23-vjeçe - Gazeta Express
string(77) "humbi-jeten-ne-aksident-per-shkak-te-shpejtesise-del-foto-e-shoferes-23-vjece"

Humbi jetën në aksident për shkak të shpejtësisë, del foto e shoferes 23-vjeçe

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 22:44

Si pasojë e aksidentit të sotëm në aksin Vlorë-Levan ka humbur jetën shoferja 23-vjeçare, Angjela Çapo. Në media është publikuar edhe foto e viktimës.

Angjela Çapo

Lexo Edhe:

Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës, më pas ka rënë në kanal.

Ndërkohë si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë edhe 22-vjeçarja Silvana Muho.  Shkak mësohet të jetë shpejtësia e mjetit jashtë normave të lejuara. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e trupit të pajetë të 23-vjeçares.