Humb Reims, por Zeneli dhe Berisha shkëlqejnë – Celina titullar në humbjen e Dijon - Gazeta Express
string(79) "humb-reims-por-zeneli-dhe-berisha-shkelqejne-celina-titullar-ne-humbjen-e-dijon"

Humb Reims, por Zeneli dhe Berisha shkëlqejnë – Celina titullar në humbjen e Dijon

Gazeta Express

20/09/2020 17:04

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli e kanë nisur si titullar sfidën kundër Metsz, të cilën Reims e humbi 2-1.

Pavarësisht kësaj humbjeje, nuk mund të anashkalohet paraqitja super e mirë e Berishës dhe Zenelit, sidomos e këtij të fundit – që sipas analistëve në Francë, ishte më e mira e ndeshjeve të fundit me komentet se do të bëjë edhe më mirë kur të kapë formën gjatë sezonit.

Lexo Edhe:

Pas Chavalerin dhe Dia, Zeneli dhe Berisha morën notat më të mira, por fatkeqësisht ekipi i tyre humbi, raporton Gazeta Express.

Zeneli u zëvendësua në minutën e 68’ kur rezultati ishte 1-1, derisa Berisha u largua nga loja në minutën e 90’.

Një tjetër futbollist i Kombëtares së Kosovës debutoi si titullar në Francë.

Bersant Celian startoi për Dijon, skuadra e të cilit në fund u mposhtë 1-0.