Humb jetën pushuesi nga Kosova, i bie infarkt në plazhin e Velipojës


Gazeta Express
23 Korrik 2019 17:51

Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Velipojës, ku një i moshuar ka gjetur vdekjen.

Fjala është për një pushues nga Kosova, i identifikuar si Jusuf Kryeziu. 84 vjeçari ka gjetur vdekjen teksa ishte future në det. Dyshohet se një atak kardiak ka bërë që i moshuari të humbë jetën.

Fatkeqësisht bluzat e bardha nuk kanë mundur të shpëtojnë dot të moshuarin./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart