“Humb” armiku i betuar i shqiptarëve - Gazeta Express
string(34) "humb-armiku-i-betuar-i-shqiptareve"

“Humb” armiku i betuar i shqiptarëve

Gazeta Express

23/10/2020 11:14

35 të arretuarit e “Agimit të Artë’, e shpallur tashmë organizatë kriminale nga gjykata greke kaluan mbrëmë natën e parë në burg.

Lexo Edhe:

Në katin e shtatë të burgut të GADA-s u gjenden sërish bashkë, pas shumë vitesh, të gjithë krerët e lartë të organizatës kriminale, si Nikos Michaloliakos, Elias Kasidiaris, Elias Panagiotaros, Costas Barbarousis, si edhe 20 të dënuar të tjerë, shkruan abcnews.

Ata u vendosën në një hapësirë ​​të projektuar posaçërisht, të ndarë në katër pjesë dhe nën mbikëqyrje të rreptë.

Ata ndoqën protokollin e qendrave të paraburgimit me ushqimin standard, telefonatat e nevojshme ndërsa grupit drejtues i mungonte Giannis Lagos, i cili është në Bruksel si dhe i arratisuri Christos Pappas.

I pyetur nga mediat nëse ka dijeni ku është klienti i tij dhe nëse ai ndodhet jashtë vendit, avokati i Pappas u përgjigj se nuk do të donte të fliste më shumë.

Ai pranoi, megjithatë, se Christos Pappas “ishte nën mbikëqyrje dhe, për këtë arsye, arriti të mos arrestohej”.

Pappas njihet si një ndër armiqtë e mëdhenj të shqiptarëve duke bërë deklarata të forta kundër Shqipërisë në mediat greke por edhe shqiptare.