Humbni 12 kg në 1 muaj! Provojeni këtë dietë ruse që nuk do t’ju zhgënjejë


Gazeta Express
13 Gusht 2019 12:01

Ajo quhet “dietë ruse” dhe ndihmon të humbi peshë në 1 muaj, rreth 12 kilogramë.

Parimet kryesore të dietës ruse janë:

Jini të vetëdijshëm për kaloritë, por mos u bëni të varur dhe mos i numëroni vazhdimisht.

Sigurohuni që çdo gjë që hani i ofron trupit tuaj përfitime të shëndetshme.

Mos konsumoni alkool dhe pije të gazuara derisa të keni arritur peshën e synuar.

Kuptoni dallimin mes nevojës dhe lakmisë

Hani më shumë perime, fruta, pulë dhe peshk

Pini shumë ujë

Mësimi më i rëndësishëm: Nëse hani më pak dhe lëvizni më shumë, do të humbni peshë. Dëgjojeni trupin tuaj!

Plani i dietës për 7 ditë

E hënë

Mëngjesi: 1 portokall, 1 banane dhe 1 filxhan lëng portokalli

Snack: 1 filxhan lëng portokalli

Dreka: 100 gramë peshk i zier, 100 gramë sallatë me perime të freskëta

Darka: Njësoj si dreka

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng portokalli dhe një tost

E martë

Mëngjesi: 1 vezë, 1 filxhan me lëng molle

Snack: 1 tost të vogël, 1 filxhan lëng molle

Dreka: 100 gramë mish i gatuar, 2 patate të ziera, 4 gjethe marule

Darka: 200 gramë peshk i zier, 1 vezë e zier, marule, bizele (të freskëta ose të konservuara)

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 1 tost

E mërkurë

Mëngjesi: 1 gotë qumësht, 1 tost të vogël

Snack: 100 gramë djathë të bardhë

Dreka: 100 gramë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të bardhë, së bashku me një lugë gjelle lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë imët.

Darka: 100 gramë mish, 1 mollë, 4 gjethe marule

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 1 tost i vogël

E enjte

Mëngjesi: 1 filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas

Snack: 1 filxhan lëng ananasi, 1 tost të vogël

Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë djathë dhe 1 portokall

Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë me karota të grira imët.

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng ananasi, 1 tost të vogël.

E premte

Snack: 1 mollë, 1 portokall, një tost i vogël

Dreka: 150 gramë peshk i zier, 2 karota të vogla të ziera

Darka: 1 tas me supë perimesh, një copë bukë

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng portokalli, 1 tost i vogël.

E shtunë

Mëngjesi: 1 filxhan lëng molle, 1 fetë tost

Snack: 150 gramë sallatë me panxhar dhe pak vaj ulliri

Dreka: 1 tas me supë perimesh, 1 copë të vogël buke

Darka: 100 gramë kërpudha të skuqura, 100 gramë sallatë me perime të freskëta

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 2 biskota.

E diel

Mëngjesi: 1 banane

Snack: 1 filxhan lëng karrote, 1 fetë tost

Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gramë sallatë me lakër të freskët dhe lëngu i një limoni

Darka: 1 tas me supë perimesh, 4 gjethe marule

Para se të shkoni në shtrat: 1 filxhan lëng molle, 2 fiq të thatë.

Ju mund të përsërisni këtë plan rus sipas nevojës, 2-4 javë, por jo më shumë se kaq. Dieta ruse është e pasur me fruta dhe perime në mënyrë që trupi të marrë mjaftueshëm vitamina dhe minerale.

Rekomandohet: aktivitet i moderuar fizik si ecja, çiklizmi ose noti, të paktën 30 minuta.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart