Huawei rrit ndjeshëm shitjet


load
Gazeta Express
25 Tetor 2019 19:00

Gjiganti teknologjik Huawei në vitin 2019 ka raportuar më shumë shitje të telefonave inteligjentë sesa vitin e kaluar, pavarësisht vendimit të SHBA-së për të penguar kompaninë të blejë produkte dhe shërbime amerikane, siç është softueri i Google.

Që nga fillimi i vitit kompania ka shitur 200 milionë smatfonë.

”Modeli ‘Mate X’ do të dalë në shitje në dyqanet kineze duke filluar nga 15 nëntori”, theksoi He Gang, përgjegjës i linjës së prodhimit.

Do të kushtojë 17 mijë juanë, e barabartë me rreth 2 160 euro.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ardhjen e këtyre modeleve  në dyqanet perëndimore.

Te fundit


Kthehu lart