Gjiganti anglez shpreh interesim për Ansu Fatin - Gazeta Express
string(75) "https-www-gazetaexpress-com-gjiganti-anglez-shpreh-interesim-per-ansu-fatin"

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 11:38

Gjiganti anglez shpreh interesim për Ansu Fatin

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 11:38

Manchester United raportohet se ka shfaqur interesim për Ansu Fatin.

Sipas “Sport”, sulmuesi spanjoll do të jetë prioriteti i “Djajve të Kuq” për afatin kalimtar të verës së këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fati është i vetmi lojtar i Barcelonës që është paraqitur në të gjitha ndeshjet (19) në La Liga këtë sezon, por titullar ka qenë vetëm në shtatë prej tyre.

20-vjeçari ka operuar si qendërsulmues disa herë këtë sezon dhe Erik ten Hag thuhet se synon ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Man United nuk ka gjasa të paguajë klauzolën e lirimit të reprezentuesit të Spanjës, që është 1 miliard euro.

Barcelona besohet se tani për tani nuk e do largimin e tij, por gjithçka mund të ndryshojë pas përfundimit të sezonit.

Ansu Fati ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/