Futbollistët e Kosovës ia urojnë ditëlindjen menaxherit, në tortë e parashikojnë rezultatin e sontëm


load
Gazeta Express
14 Tetor 2019 12:22

Futbollistët e Kosovës ia kanë uruar dje ditëlindjen menaxherit të Përfaqësueses, Bajram Shala, shkruan Gazeta Express.

Përmes një torte që ia kanë bërë dhuratë atij për ditëlindje, futbollistët “Dardanë” e kanë parashikuar edhe fitoren e tyre sonte në duel me Malin e Zi, në ndeshjen e rëndësishme në kuadër të fazës kualifikuese për Euro 2020.

“Ju falemnderit shumë të gjithëve për urimet e shumta për datëlindje, e sidomos lojtarëve dhe staffit të Kombtarës për urimin special edhe premtimin që dhuratën e vërtetë do të ma bëjnë sonte! Rezultatin e kanë përcaktu shoktë s’ po jau prishi”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ndër të tjera, në një video dëgjohet menaxheri i Përfaqësueses duke thënë se dhuratën e vërtetë futbollistët mund t’ia bëjnë në fushë sonte me një fitore, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart