HRW: Kroacia nuk duhet të hyjë në Shengen


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 20:18

Një nga organizatat kryesore ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” (HRW) thotë se Kroacia nuk duhet të lejohet të hyjë në zonën e udhëtimit pa kufij të Bashkimit Evropian për shkak të trajtimit të saj ndaj emigrantëve që kalojnë në vend nga Bosnje-Hercegovina fqinje.

Në një raport të sotëm, HRW kritikoi Komisionin Ekzekutiv të BE-së, që muajin e kaluar tha se Kroacia është e gatshme të bashkohet me të ashtuquajturën zonën Schengen.

HRW tha se “kthimi i paligjshëm dhe i dhunshëm i azilkërkuesve dhe migrantëve nga Kroacia duhet ta skualifikojë atë nga hyrja në zonën Schengen” dhe se veprimet e Komisionit “dërgojnë mesazhin se abuzimet serioze të të drejtave të njeriut nuk janë pengesë për pranim në Schengen”.

Deri më tani nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Kroacia lidhur me raportin. Zyrtarët kroatë kanë mohuar vazhdimisht akuzat për abuzim nga migrantët dhe grupet e të drejtave të njeriut.

Te fundit


Kthehu lart