Hoxhë Drilon Gashi: Terroristi që e vrau profesorin në Francë u frymëzua në literaturën "islame" - Gazeta Express
string(93) "hoxhe-drilon-gashi-terroristi-qe-e-vrau-profesorin-ne-france-u-frymezua-ne-literaturen-islame"

Gazeta Express

22/10/2020 14:26

Hoxhë Drilon Gashi: Terroristi që e vrau profesorin në Francë u frymëzua në literaturën “islame”

Gazeta Express

22/10/2020 14:26

Hoxha nga Peja, Drilon Gashi, ka thënë se terroristi që e vrau profesorin në Francë duke ia hequr kokën, është frymëzuar në literaturën e disa personave që ai i cilëson të padenjë për t’i interpretuar normat islame, shkruan Gazeta Express.

Gashi përmes një ligjërate të publikuar në Youtube, ka thënë se thirrja që t’i hiqet koka një personi nëse nuk pendohet, nuk është ligj i Zotit. Ai ka përmendur disa libra të autorit Ibn Tejmije ku sipas tij ai thotë se “ai person që e fyen ose e shan me gjest ose me fjalë Profetin Muhamed, duhet të vritet”.

Lexo Edhe:

“Medhhebi, sekti apo doktrina që shiten si intelektuale e që thërrasin “i kërkohet të pendohet përndryshe i hiqet koka”, kjo është një kanun edhe një ligj i vendosur prej disa mullahuvë i vendosur gjatë historisë të ashtuquajtur islame, e nuk është ligj i Zotit në Kuran e as i Profetit Muhamed, me tëcilin janë urdhëru besimtarët që të veprojnë”, ka thënë Gashi.

Siç vlerëson Gashi, disa njerëz i luftojnë ligjet sekulare të Francës e Evropës, ndërsa pranojnë thirrjet për vrasje të kësaj mënyre, që sipas tij vjen prej Ibn Tejmijes.

“Disa njerëz, paramendojseni, I luftojnë ligjet sekulare vetëm pse ato vijnë prej Francës e prej Evropës, ndërsa në anën tjetër, nëse vjen prej Ibn Tejmije të vritet, ata e pranojnë këtë gjë. Edhe njëherë e përsëris: në Kur’an nuk ekziston kjo “pendohet, përtndryshe duhet me iu heq koka me shpatë”, nuk ekziston ky ligj në Kuran. Nuk ekziston as për dyftyrëshat më të mëdhenj, të cilët për Profetin Muhamed gjë s’lënë pa thënë”, thotë Gashi.

“Zoti nuk i do besimtarët dyftyrësha. Që shiten si besimtarë e në brendësi të tyre e fshehin pabesimin. Absolutisht jo”, thekson hoxha.

Ai ka thënë se Kurani i urdhëron besimtarët që kur dikush tallet me profetin, të mos qëndrojnë në atë ambient. /GazetaExpress/