Hoxhaj tregon momentin se si i shpëtuan të rinjtë që u aksidentuan në Brezovicë


Gazeta Express
12 Maj 2019 18:22

Zevendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë ditës së sotme është bërë “sebep” për shpëtimin e dy të rinjëve që u aksidentuan në bjeshkët e Brezovicës. I kontaktuar nga Gazeta Express, zëvëndeskryeministri ka treguar për momentin e marrjes së informacionit se dy persona janë rrotulluar me xhip në bjeshkë.

Hoxhaj kishte kaluar pasditën bashkë me dy kolëgë të tij në Brezovicë. Ai tregon se në një moment kishte menduar të kthehj prapa për shkak se binte shi, por rrugës kishte takuar një person të përgjakur i cili i kishte njoftuar për aksidentin.

“Në orën 3 e 30 kam qenë duke ece në bjeshkët e Brezovicës ka qenë mot me shi, mendoja të kthehm prapa. Papritmas doli në rrugë një njeri i përgjakur i cili tregoi se një xhip është rrokullis dhe gjendet në mal lartë.Unë isha së bashku me dy kolegë dhe ai na dha drejtimin se ku mund të jetë xhipi. Personit të lënduar i tham të kërkonte ndihmën e parë, mandej ne kemi ece gjys orë në mal me gjet xhipin, kishte borë dhe shi”, tha Hoxhaj për Gazetën Express.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, Hoxhaj tha se e ka thirrur policinë, ekipin e emergjencës dhe KFOR-in.

“E kam thirr komandantin e policisë së Shtërpcës, kam thirr drejtorin e QKUK-së në Prishtinë dhe komandantin e KFOR-it, nga ky i fundit kam kërkuar mundësinë që KFOR-i ta bartë”, thotë Hoxhaj.

“Të gjitha njësitë të nevojshme relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pothuajse për 2 orë e kemi zbritë poshtë”, tha ai.

Më pas Hoxhaj është interesuar për gjendjen e të lënduarve të cilët kanë marrë ndihëm e parë dhe më pas janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile jashtë rrezikut për jetën”, tha Hoxhaj.

Kjo situatë ka gjatur rreth dy orë, pasi në Brezovicë moti sot ka qenë me shi, ndërsa në mal ku edhe ka ndodhur aksidenti ka pasur edhe borë.

“2 orë kem mbërritur mi nxjerr prej malit për shkak të borës dhe shiut”, përfundoi Hoxhaj.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart