Hoxhaj: Serbia po armatoset nga Kina, BE-ja ende asnjë fjalë - Gazeta Express
string(58) "hoxhaj-serbia-po-armatoset-nga-kina-be-ja-ende-asnje-fjale"

Hoxhaj: Serbia po armatoset nga Kina, BE-ja ende asnjë fjalë

Gazeta Express

04/08/2020 16:41

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët e Bashkimit Evropian se nuk e kanë folur asnjë fjalë për armatimin që Serbia po e blenë nga Kina.

Hoxhaj në një reagim në twitter ka thënë se Serbia është vendi i parë në Evropë që blenë armatim nga Kina dhe se veprime të tilla cenojnë sigurinë e rajonit.

Lexo Edhe:

“Serbia është shteti i parë evropian që blen raketa që mund të godasin nga sipërfaqja e tokës në ajër, nga Kina, në armatim të vazhdushëm nga Rusia dhe Kina. Akoma asnjë reagim nga Bashkimi Evropian, Ursula von der Leyen dhe Josef Borell, për këtë manovër nga Aleksandar Vuçiq, që ka implikime për paqe dhe siguri në Ballkan”, ka shkruar Hoxhaj në twitter.