Hoxhaj në shtypin austriak: PDK dhe Kosova u goditën, Thaçi e Veseli bën luftë të drejtë - Gazeta Express
string(86) "hoxhaj-ne-shtypin-austriak-pdk-dhe-kosova-u-goditen-thaci-e-veseli-ben-lufte-te-drejte"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 10:33

Hoxhaj në shtypin austriak: PDK dhe Kosova u goditën, Thaçi e Veseli bën luftë të drejtë

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 10:33

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, pëmes një interviste të zhvilluar për gazetën prestigjoze austriake, “Die Presse” ka thënë se PDK dhe Kosova janë goditur rëndë nga aktakuzat e ngritura nga Specialja, duke shtuar se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli kanë bërë luftë të drejtë.

Përmes një interviste për gazetën e Austrisë “Die Presse”, Enver Hoxhaj, kryetari aktual i PDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, ka thënë se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli është i bindur se do të shpallen të pafajshëm, pasi ata kanë bërë luftë të drejtë dhe se Kosova nuk do të pranojë që historia të rishkruhet.

Die Presse: Një kusht për afrimin me BE-në ishte krijimi i një Gjykate Speciale për krimet në Kosovë. Përfaqësues të rëndësishëm të partisë suaj, si ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-lideri i partisë Kadri Veseli janë duke pritur gjykimin.

Enver Hoxhaj: Kjo na ka goditur rëndë, jo vetëm si parti, por edhe si vend. Në të njëjtën kohë, ne treguam se po punojmë me gjyqësorin ndërkombëtar. Që të dy, Thaçi dhe Veseli, do të dëshmojnë para gjykatës në Hagë se Ushtria Çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës, UÇK, ka zhvilluar një luftë të ndershme.

Die Presse: Ka akuza serioze kundër të dyve. Po sikur të shpallen fajtorë?

Enver Hoxhaj: Ne jemi të sigurt që ata do të shpallen të pafajshëm. Thaçi dhe Veseli luajtën një rol të rëndësishëm në luftën për çlirimin e Kosovës, në bashkëpunim me SHBA-në dhe shtetet evropiane. Ata luftuan kundër regjimit të Milosheviqit të Serbisë, i cili më parë kishte zhvilluar luftëra edhe në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë. Ne nuk do të pranojmë që historia të rishkruhet.

Die Presse: A mund ta imagjinoni një koalicion me partinë Vetëvendosje pas zgjedhjeve të dielën? Ajo tregon vlerësime të mira në sondazheve.

Enver Hoxhaj: Unë e përjashtoj këtë. Ne do të marrim pjesë në një qeveri vetëm nëse unë e udhëheq atë. Dhe kjo qeveri duhet të jetë proevropiane dhe properëndimore.