Hoxhaj i uron shërim të shpejtë kryeministrit britanik - Gazeta Express
string(54) "hoxhaj-i-uron-sherim-te-shpejte-kryeministrit-britanik"

Hoxhaj i uron shërim të shpejtë kryeministrit britanik

Gazeta Express

07/04/2020 15:11

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i ka uruar shërim sa më të shpejtë kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pasi u diagnostikua dje me COVID-19.

Hoxhaj i ka uruar shërim sa më të shpejtë Boris Johnsonit, duke i thënë që ta vazhdojë luftën ndaj virusit dhe duke i uruar fat të gjithë Britanisë në mposhtjen e këtij virusi që ka kapluar botën.

Lexo Edhe:

“Ju uroj shërim sa më të shpejtë kryeministër @BorisJohnson. Vazhdoni të luftoni, ju uroj fat juve dhe Britanisë së Madhe”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.