Hoxhaj i reagon Vuçiqit pas fotografisë me hartën e Kosovës në Instagram - Gazeta Express
string(72) "hoxhaj-i-reagon-vuciqit-pas-fotografise-me-harten-e-kosoves-ne-instagram"

Hoxhaj i reagon Vuçiqit pas fotografisë me hartën e Kosovës në Instagram

Lajme

Gazeta Express

18/03/2021 23:45

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas postimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Instagram.

Vuçiq postoi një fotografi me hartën e Kosovës, të cilën e bëri pjesë të Serbisë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hoxhaj përmes një postimi në Tëitter tha se Serbia po propagandon po nxitë urrejtje kundër fqinjëve.

“Serbia nën @avucic  sundimi autokratik është në një gjendje hipnoze ku propaganda & urrejtja nxiten kundër fqinjëve. # Kosova si një shtet i pavarur dhe sovran është muri i vlerave euro-arlantike kundër mentalitetit të moshës së mesme”, ka shkruar Hoxhaj.

Fotografia të cilën Vuçiq e postoi në Instagram ka marrë shumë raportime nga kosovarët, pasi u janë ndjerë të ofenduar nga ky postim. /Express/

Postimi i Vuçiq në Instagram