Hoxhaj i kërkon angazhim për liberalizimin e vizave, Kurti: S'varet prej nesh, ja pse s'po ndodh - Gazeta Express
string(91) "hoxhaj-i-kerkon-angazhim-per-liberalizimin-e-vizave-kurti-svaret-prej-nesh-ja-pse-spo-ndodh"

Hoxhaj i kërkon angazhim për liberalizimin e vizave, Kurti: S’varet prej nesh, ja pse s’po ndodh

Lajme

Gazeta Express

30/06/2022 11:17

Kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë iu kërkua në Kuvendin e Kosovës që të lëvizë konkretisht në angazhimin për liberalizimin e vizave. Këtë çështje e shtroi ish-kryediplomati Enver Hoxhaj, ndërsa Kurti tha se nuk kanë çfarë bëjnë, pasi kjo nuk varet nga Kosova, raporton Gazeta Express.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i kërkoi kryeministrit që “të mos prodhojë lajme, por politika”.

Lexo Edhe:

“Dhe kërkoj prej kryeministrit dhe Qeverisë që të gjitha institucioneve të BE-së dhe të gjitha shteteve anëtare t’u dërgohet me shkrim zyrtarisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret nga viti 2018”, tha ai.

“Lajmet që i prodhojmë në Prishtinë nuk janë lajme në Bruksel”, tha Hoxhaj.

Në përgjigje, Kurti tha se ai s’ka premtuar kurrë për liberalizimin e vizave.

“Faleminderit deputeti Hoxhaj për vërejtjen, për kritikën. Unë jam kryeministri i cili asnjëherë nuk ka bërë afate lidhur me heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, as në fushatë, as në detyrë”, tha kryeministri.

Kurti tha se “e di që ajo punë nuk varet prej nesh”.

Ai përmendi skepticizmin e vendeve anëtare të BE-së, ndërsa tha se këtë nuk e kanë institucionet në Bruksel.

“Kjo (liberalizimi i vizave) nuk po ndodh për shkak të nodnjë vendi anëtar që ende refuzon e reziston”, tha Kurti.

“Po përpiqemi t’i sqarojmë ata, por nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë sesa kaq”, shtoi kryeministri.