Hoxhaj: Beogradi po shantazhon serbët që mendojnë ndryshe


Gazeta Express
25 Prill 2019 14:19

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas ndalimit të pjesëtarit të Partisë Liberale Srdjan Jovanoviq në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Hoxhaj ka dënuar keqtrajtimin që po u bëhet serbëve të Kosovës, duke thënë që është pjesë e planit për t’i shantazhuar ata që mendojnë ndryshe nga Beogradi.

“Keqtrajtimi i serbëve të Kosovës, është pjesë e planit të Serbisë për shantazhimin e atyre që mendojnë ndryshe nga Beogradi. Edhe sot, Srdjan Jovanovic i Partisë Liberale po mbahet dhe merret në pyetje pa asnjë arsye nga policia serbe”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ai ka thënë se veprime të tilla janë të papranueshme dhe duhen dënuar nga Bashkimi Evropian.

Te fundit


Kthehu lart