Hoxhaj: BE po u krijon hapësirë vendeve jodemokratike në rajon duke bllokuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 17:09

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vendimit të BE-së për bllokimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, është shprehur se sot kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka rënë shumë poshtë.

Ai ka shkruar se bllokimi i bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gabim i madh i BE-së është gabim i madh i Bashkimit Evropian.

“Sot, kredibiliteti i BE-së në Ballkanin Perëndimor ka rënë shumë poshtë. Trajtimi i padrejtë që i bëhet Kosovës rreth liberalizimit të vizave, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, janë një gabim shumë i madh. Mungesa e vizionit strategjik për rritjen e BE-së në këtë rajon, lejon që vende jo-demokratike të mbushin zbrastirën.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart