Hoxhaj: Asnjë Qeveri nuk mund ta kundërshtojë partneritetin me NATO’n - Gazeta Express
string(67) "hoxhaj-asnje-qeveri-nuk-mund-ta-kundershtoje-partneritetin-me-naton"

Gazeta Express

26/02/2020 17:28

Hoxhaj: Asnjë Qeveri nuk mund ta kundërshtojë partneritetin me NATO’n

Gazeta Express

26/02/2020 17:28

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurtit, i cili sot ka publikuar një marrëveshje sekrete mes ish-kryejministrit Hashim Thaçi e NATO’s për moslejimin e hyrjes së FSK-në në Veri, pa dakordim paraprak me KFOR’in.

Hoxhaj, përmes shkrimit në Facebook, ka kërkuar nga Kurti të tregojë se a është pro apo kundër partneritetit ne NATO.

Lexo Edhe:

Ai ka shkruar se asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO’n dhe Perëndimin.

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën.

Qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor. Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin.

Kryeministri nuk mund të rri neutral. Ai duhet të tregojë a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër. Deri tani në çdo temë për politikë të jashtme ka mbajtur qëndrim neutral. Kryeministrat nuk zgjidhen për neutralitet, por për vendimmarrje. Neutralitet dhe kohë nuk ka në Kosovë