Hoxha Sabri Bajgora: Në Kosovë janë 2-3 kopje të Kuranit që shpërndahen në mënyrë të fshehtë, kujdes çfarë po lexoni - Gazeta Express
string(114) "hoxha-sabri-bajgora-ne-kosove-jane-2-3-kopje-te-kuranit-qe-shperndahen-ne-menyre-te-fshehte-kujdes-cfare-po-lexoni"

Hoxha Sabri Bajgora: Në Kosovë janë 2-3 kopje të Kuranit që shpërndahen në mënyrë të fshehtë, kujdes çfarë po lexoni

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:56

Hoxha, Sabri Bajgora ka thënë se ka disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve Kuranit që shpërndahen në mënyrë të fshehtë.

Sipas tij, ato janë libra të sekteve Ahmedi,  që janë dy sekte shumë përçarëse shumë të devijuara nga koncepti fillestar i ajeteve kuranore.

Lexo Edhe:

“Në Kosovë i kemi edhe -dy-tri kopje të Kuranit që po shpërndahen në mënyrë të fshehtë që janë të sekteve, sekteve Ahmedi që janë dy sekteve shumë përçarëse shumë të devijuara nga koncepti fillestar i ajeteve kuranore. Kujdes se çfarë Kurani po lexoni. Kurani që e ka emblemën e Bashkësive fetare, përkthimet e tjera nuk ofrojnë pasqyrën reale të asaj çka përfaqëson Kurani”, ka thënë ai në ATV.

Ai ka thënë se e kanë ngritë këtë çështje edhe tek institucionet e sigurisë.