Hoxha publikon fotografi me gruan dhe djalin e Kadri Veselit: Dje, sot, nesër, përgjithmonë së bashku me Kryetarin Veseli - Gazeta Express
string(117) "hoxha-publikon-fotografi-me-gruan-dhe-djalin-e-kadri-veselit-dje-sot-neser-pergjithmone-se-bashku-me-kryetarin-veseli"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 17:28

Hoxha publikon fotografi me gruan dhe djalin e Kadri Veselit: Dje, sot, nesër, përgjithmonë së bashku me Kryetarin Veseli

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 17:28

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Sejdi Hoxha ka shpërndarë një fotografi me gruan dhe djalin e ish’liderit të kësaj partie, Kadri Veseli, i cili aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Në këto ditë kur po zhvillohen fushata nga partitë politike në vend, Hoxha në një tubim është fotografuar me djalin dhe gruan e Kadri Veselit, duke lënë një mbishkrim krahas fotografisë.

“Dje, sot, nesër, përgjithmonë së bashku me Kryetarin Kadri Veseli”, ka shkruar Hoxha.

Kujtojmë që pas dy ditësh në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. /Express/