Hoxha: Ideja e BDI-së që ministrat të deponojnë dorëheqjet, mendësi e diktaturës komuniste - Gazeta Express
string(88) "hoxha-ideja-e-bdi-se-qe-ministrat-te-deponojne-doreheqjet-mendesi-e-diktatures-komuniste"

Gazeta Express

07/07/2020 15:59

Hoxha: Ideja e BDI-së që ministrat të deponojnë dorëheqjet, mendësi e diktaturës komuniste

Gazeta Express

07/07/2020 15:59

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratës së kandidatit të BDI-së për kryeministër shqiptar, Naser Ziberi. Ziberi sot nëpërmjet një konference për shtyp tha se nga dita e parë e emërimit të ministrave dhe zëvendësministrave të rinj në qeverisjen e BDI-së, do të kërkojë deponimin e dorëheqjeve në ditën e emërimit të tyre, përcjell Express nga Albanews24.

Me këtë konstatim nuk pajtohet Arjanit Hoxha. Ideja e deponimit të dorëheqjeve nga ministrat e porsazgjedhur, sipas tij, në kushtet e demokracisë parlamentare do të thotë se kryeministri dëshiron të bëhet sipas asaj thënies popullore “vet Ali dhe vet Kadi”.

Lexo Edhe:

”Ideja e deponimit të dorheqjeve nga ministrat e posazgjedhur (që i voton Kuvendi dhe jo Kryeministri) në kushtet e demokracisë parlamentare do të thotë se Kryeministri dëshiron të bëhet sipas asaj thënies popullore “vet Ali dhe vet Kadi”, thotë ndër të tjera Hoxha.

Hoxha shton se, kjo është mendësi që buron nga ish-mentaliteti i partisë së punës.

”Nuk duam diktaturë dhe kryeministër partiak që me ministrat do sillet si në bankat e shkollave apo si në mbledhjet e partisë së punës”, shprehet sekretari i Lëvizjes Besa.