Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se janë të përgatitur për sfidat e sigurisë në vend.
Në një konferencë për media në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave (AME), Hoxha nga gazetarët u pyet për situatën e sigurisë pas shqetësimeve të ngritura së fundi në lidhje me kërcënimet e Serbisë.
“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, nuk është që gjithmonë kanë qenë apo fare herë kanë qenë në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë edhe po ashtu situata e sigurisë së Kosovës është e qetë dhe stabile përveç pjesës së Veriut, ku vazhdon të jetë e brishtë për shkak të veprimeve të politikës që shpeshherë qeveria e Serbisë, përveç grupeve të ndryshme kriminale, ekstremiste e terroriste, i shkakton në pjesën veriore të Kosovës”, tha Hoxha.