Hoxha: Arrestimi i Janevës dëshmon se të gjithë janë të barabartë para ligjit


Gazeta Express
21 Gusht 2019 17:36

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, pasi që sot u arrestua shefja në dorëheqje e PSP-së, tha se rasti “Reket”, në të cilin dyshohet edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, konfirmon se përpara drejtësisë dhe ligjeve secili është i barabartë dhe i përgjegjshëm.

“Qeveria bën thirrje për hetim të plotë dhe të pavarur, i cili duhet të përfundojë sa më shpejtë dhe duhet t’i nxjerrë në pah të gjitha detajet. Rezultati nga hetimi duhet të bazohet vetëm në dëshmi dhe në përputhje me rregullat e së drejtës. Përgjegjësi duhet të ketë për të gjithë të përfshirët, nga i pari deri i fundit. Institucionet e pushtetit ekzekutiv, qëndrojnë në dispozicion me tërë kapacitetet e tyre për organet hetuese dhe gjyqësore”, tha Hoxha, duke shtuar se lirimi i tërësishëm i sistemit gjyqësor jep rezultate.

Qeveria i ftoi të gjitha institucionet që të vazhdojnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Te fundit


Kthehu lart