Hovenier s'do që ta përmendë fjalën sanksione: Shpresoj ta tejkalojmë këtë dhe të mos ketë më pasoja - Gazeta Express
string(98) "hovenier-sdo-qe-ta-permende-fjalen-sanksione-shpresoj-ta-tejkalojme-kete-dhe-te-mos-kete-me-pasoja"

Hovenier s’do që ta përmendë fjalën sanksione: Shpresoj ta tejkalojmë këtë dhe të mos ketë më pasoja

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 16:54

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që pati me kryeministrin Kurti, është pyetur nëse do të ketë sanksione të reja për Kosovën pas asaj që u ndërmor me përjashtimin e saj nga “Defender Europe 2023”.

Ai tha se nuk dëshiron ta përmend fjalën “sanksione”, por tha se shpreson që kjo situatë të kalojë.

Lexo Edhe:

“Nuk po e përdori atë fjalë, nuk dua ta përdori atë fjalë. Disa pasoja janë tashmë siç janë njoftuar. Shpresoj që do të kalojmë këtë dhe s’do të ketë më nevojë për pasoja”.

Hovenier tha se për të ndryshuar situatën në Veri kërkohen vendime nga Kurti dhe Qeveria e tij.

“SHBA do të vazhdojë që të inkurajojë Qeverinë e Kosovës sa më aktivisht dhe efektivisht që mundemi për të ndihmuar për të deeskaluar situatën. Dhe siç shihet në deklaratat publike, ne presim edhe nga Qeveria e Serbisë që të ndërmarrë hapa që të ndihmojë për të arritur një situatë më të mirë në veri të Kosovës”. /Express/