Hovenier: Qe një dekadë, kemi rekomanduar ndryshimet e Projektligjit për Liritë Fetare - Gazeta Express
string(84) "hovenier-qe-nje-dekade-kemi-rekomanduar-ndryshimet-e-projektligjit-per-lirite-fetare"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 10:36

Hovenier: Qe një dekadë, kemi rekomanduar ndryshimet e Projektligjit për Liritë Fetare

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 10:36

Ambasadori i ShBA në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ushtrimi i lirës fetare është e drejtë e besimit individual

Ambasadori në dëgjimin publik për Projektligjin për Liritë Fetare shtoi se më shumë se një dekadë e kanë nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet në këtë ligj.

Lexo Edhe:

Sipas tij, komentet më të rëndësishme në Projektligj vijnë nga bashkësitë fetare, duke shtuar se ShBA rekomandojnë heqjen e çdo mangësie.

“Jam i nderuar që jam me juve në këtë diskutim publik për ndryshimin e Projektligjit për liritë fetare. Komentet më të rëndësishme do të vijnë nga bashkësitë fetare. Kjo e drejtë përfshinë lirinë që çdo njeri mund të ndryshojë fenë. ShBA i janë përkushtuar besimit fetar pa pengesa. Ushtrimi i lirë i fesë është më shumë e drejtë e besimit individual”.

“Këtu në Kosovë Qeveria ka kërkuar mbrojtjen e lirisë së fesë përmes Kushtetutës e ligjit. Në Kosovë e kemi theksuar mungesën e statusit ligjor. Më shumë se një dekadë e kemi nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet për liritë fetare. ShBA rekomandojnë heqjen e çdo reference për numrin më të vogël”.

“ShBA nuk përcakton çka përbën grup fetar, por individi përcakton grupin e vet fetar. Është e rëndësishme të diskutohen çështjen e gjithëpërfshirëse për këto çështje ligjore. Ne jemi të bindur se këto ndryshime do të zgjidhen. Ligji i tanishëm thotë se Qeveria do të mbajë dialog të hapur me shoqëritë fetare dhe ajo çka po bëjmë është me atë standard në atë draft ligj”.|Ekonomia Online.