Hovenier: Marrëveshje e rëndësishme, SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për implementimin e obligimeve - Gazeta Express
string(103) "hovenier-marreveshje-e-rendesishme-shba-do-te-ofroje-mbeshtetje-te-plote-per-implementimin-e-obligimeve"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 10:59

Hovenier: Marrëveshje e rëndësishme, SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për implementimin e obligimeve

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 10:59

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, ambasadori Hovenier e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.

Lexo Edhe:

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.