Hotit i vjen kundërpërgjigja nga Anamorava e Lutës për foton me Kujtim Shalën - Gazeta Express
string(77) "hotit-i-vjen-kunderpergjigja-nga-anamorava-e-lutes-per-foton-me-kujtim-shalen"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2021 10:10

Hotit i vjen kundërpërgjigja nga Anamorava e Lutës për foton me Kujtim Shalën

Lajme

Gazeta Express

27/02/2021 10:10

Më 14 mars do të zgjidhet kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Kuvendi Zgjedhor.

I vetmi që publikisht ka shfaqur preferencën e tij për të drejtuar partinë është Anton Quni.

Lexo Edhe:

Imet Rrahmani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, mëngjesin e së shtunës publikoi një fotografi në profilin e tij në Facebook krah nënkryetarit Lutfi Haziri.

“Mirëmëngjesi LDK-ista!”, ka shkruar Rrahmani.

Kjo fotografi duket se vjen si kundërpërgjigje ndaj asaj që u publikua të premten mbrëma nga nënkryetari tjetër i partisë, Avdullah Hoti, i cili u shfaq në krah të Kujtim Shalës.

Përveç Qunit, Shalës dhe Hazirit, ndër emrat e përfolur për të parin e partisë është edhe Lumir Abdixhiku./Express/