Hoti: Zgjedhjet në SHBA nuk ndryshojnë asgjë për Kosovën - Gazeta Express
string(55) "hoti-zgjedhjet-ne-shba-nuk-ndryshojne-asgje-per-kosoven"

Hoti: Zgjedhjet në SHBA nuk ndryshojnë asgjë për Kosovën

Gazeta Express

17/11/2020 23:26

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur zgjedhjet presidenciale në ShBA, dhe për raportet ShBA-Kosovë.

Ai në emisionin “A Show” ka thënë se “raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar në këto tridhjetë vite, dhe nuk do të ndryshojnë përsëri”.

Lexo Edhe:

“Pavarësisht kush udhëheqë me ShBA-në, demokratë ose republikanë, në politikën e jashtme me Kosovën, nuk ndryshon gjë, ata funksionojnë më interesa e politika afatgjata”, është shprehur Hoti.

Tutje, Hoti e ka quajtur pretendim jo serioz se, Administrata Trump e ka favorizuar më shumë Serbinë sesa Kosovën.

Ai tutje rreth kësaj çështje ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit, është një plan për ta futur Serbinë në orbitën perëndimore, prandaj ky është edhe interes i shqiptarëve.