Hoti tregon se kur do të arrijnë vaksinat e para për Covid-19 në Kosovë - Gazeta Express
string(71) "hoti-tregon-se-kur-do-te-arrijne-vaksinat-e-para-per-covid-19-ne-kosove"

Gazeta Express

05/03/2021 10:12

Hoti tregon se kur do të arrijnë vaksinat e para për Covid-19 në Kosovë

Gazeta Express

05/03/2021 10:12

Qeveria në detyrë ka lajmëruar se gjatë këtij muaji, Kosova do të furnizohet me 100 mijë e 800 doza të vaksinës përmes programit COVAX, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e lëshuar për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se janë në negociata edhe me prodhues të tjerë që të sigurojnë numrin e nevojshëm të vaksinave.

Lexo Edhe:

“Sa i përket furnizimit me vaksina, gjatë këtij muaji pritet të arrij kontingjenti i parë prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX. Nga ky mekanizëm Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza të vaksinës anti COVID-19, ndërkohë që janë duke u zhvilluar negociata intensive edhe me prodhues të tjerë për të siguruar numrin e nevojshëm të vaksinave me qëllim të imunizimit të  plotë të popullsisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në ndërkohë Kryeministri në detyrë,  Avdullah Hoti,  ka takuar sot ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së,  Naser Ramadani dhe drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Ata kanë biseduar për situatën epidemiologjike kundër COVID-19./Express/