Hoti tregon për marrëveshjet që ka nënshkruar me drejtorin politik të MPJ'së franceze - Gazeta Express
string(84) "hoti-tregon-per-marreveshjet-qe-ka-nenshkruar-me-drejtorin-politik-te-mpjse-franceze"

Gazeta Express

07/07/2020 17:49

Hoti tregon për marrëveshjet që ka nënshkruar me drejtorin politik të MPJ’së franceze

Gazeta Express

07/07/2020 17:49

Kryeministri Avdullah Hoti ka dhënë sqarim për dy marrëveshjet që ai i ka nënshkruar sot gjatë vizitës së tij në Paris.

Marrëveshjet bilaterale Hoti njofton se i ka shkruar pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, po firmën në emër të Francës e ka hedhur sekretari i ministrisë për Punë të Jashtme të Francës.

Lexo Edhe:

“Pas takimit në Elysee, me Presidentin francez Emmanuel Macron, sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës kam nënshkruar dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë. Nga pala franceze marrëveshjet u nënshkruan nga Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre”, ka shkruar Hoti në Facebook, transemton Gazeta Express.

Kryeministri tregon se njëra marrëveshja ka të bëjë me lejimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë Franceze për Zhvillim, ndërsa tjetra është për lejimin e punësimit të familjarëve të diplomatëve.

“Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve. Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve nënkupton thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve.

“Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës janë duke përgatitur një numër marrëveshjesh, të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, ka shkruar Hoti. /Express/

Dakordohen për të shkëmbyer të dhëna në nivel të ministrive të brendshme, Hoti s’merr ndonjë premtim për vizat nga Macron