Hoti thotë se gjithçka është në dorën e Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(54) "hoti-thote-se-gjithcka-eshte-ne-doren-e-vetevendosjess"

Hoti thotë se gjithçka është në dorën e Vetëvendosjes

Gazeta Express

13/01/2020 9:03

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Abdullah Hoti, në një deklarim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se është në dorën e VV-së që ta gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja

Pavarësisht se LDK-ja është subjekti i dytë me rezultat zgjedhor, Hoti ka thënë se në takimin e fundit VV-së i është dhënë një ofertë.

Lexo Edhe:

“Tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hoti. Në këtë kontekst, sipas tij, takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.

“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo vetëm sa për t’u takuar”, ka thënë ndër të tjera Hoti.